Flash News

E-TJERA

Mos-çelja e negociatave/ Bregu: Problem i brendshëm i BE. Sa më shumë zvarritet procesi, aq më shumë ulet besueshmëria

Mos-çelja e negociatave/ Bregu: Problem i brendshëm i BE. Sa më

Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka komentuar vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për mosdhënien e një date për konferencën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bregu tha se nuk është e drejtë as për Shqipërinë dhe as pët Maqedoninë e Veriut, por sipas saj, ky vendim është i vështirë që lidhet me çështjet e brendshme të vetë BE-së, teksa i jep të drejtë presidentit frncez, Emmanuel Macron për pretendimet e para disa viteve.

"Nuk është e drejtë as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë. Nuk është e drejtë as për kosovarët të mos kenë liberalizmin e vizave edhe pse e kanë marrë premtimin prej vitesh. Këtu nuk bëhet më fjalë nëse është e drejt por për një vendimmarrje që është e vështirë pasi edhe vendimet në BE merren me konsensus. Nëse kishte një gjë të vërtetë që qëndronte në idenë e Macron para disa vitesh që duhet të merreshin me thellimin e BE së brendshmi është pikërisht dhe për këtë arsye se ka shumë çështje që në një moment të caktuar një vend i BE mund të ngrejë pretendime duke bllokuar një vend në proces anëtarësimi", tha Bregu për "Report tv".

Bregu shtoi se edhe pse nuk kanë dritë jeshile në fakt nuk duhet parë si kohë e humbur por si rrugetim i Shqipërisë për të arritur standardet europaine. Sipas saj, sa më shumë të zvarritet procesi aq më shumë humbet besueshmëria dhe se kjo nuk i shërben as vendeve të rajonit dhe as vetë BE.

"Unë pres që ta shohim datën e mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare, ne i bashkohemi Evropës me standarde dhe nuk është kohë e humbur. Data a anëtarësimit nuk është në dore të vendeve të Ballkanit. Besoj që mbështetja për procesin e integrimit europian ka të bëjë me një perspektivë për një të ardhme përpara. Sa më shumë që të zgjatet një proces aq më shumë ka shanse që të ketë mosbesim. Asgjë e mirë nuk vjen nga zgjatja dhe nuk i bën mirë as ballkanit dhe as BE", tha Bregu.

Të fundit