Flash News

E-TJERA

Mos harroni çadrën, si do të jetë moti këtë fundjavë

Mos harroni çadrën, si do të jetë moti këtë

Moti për këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atrmosferike.

Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Gjithashtu pritet edhe rritje temperaturash pasdite kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intenistet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

 

Të fundit