Flash News

E-TJERA

“Mos i qeshtë buza argatit të Beogradit”, Berisha i tregon Ramës se pse e votoi raportin e Dick Marty

“Mos i qeshtë buza argatit të Beogradit”, Berisha i tregon

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së kryeministrit Edi Rama se pse e votoi raportin e Dick Marty për luftën e UÇK. Ai tha për “Kjo Javë” se hetimi ishte kërkuar nga udhëheqja e Kosovës, SHBA, BE dhe të gjithë partnerët dhe se kundërshtimi i këtij hetimi do të thoshte marrje përsipër e fajësisë.

“Mos i qeshtë buza tradhtarit të kombit, argatit të Beogradit. Ajo rezolutë kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. I them këtij tradhtari se hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thotë marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte.

Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë. Mbi bazën e rezolutës për hetimin, Kosova ka votuar në parlament ligjin për gjykatën. BE ka rënë dakord me Kosovën për ngritjen e gjykatës së Kosovës në Hagë. I them vasalit të Vuçiç, tradhtarit që donte të ndante Kosovën dhe që po fal detin në Greqi, mos i qeshtë buza, se ka buzë të ngrirë. Gjatë qeverisë së tij dhe gjatë qeverisë sime, në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive.

Është një marrëveshje në parlamentin shqiptar për të lehtësuar cdo hetim, së pari në asnjë rast nuk më shkon ndërmend të marr në mbrojtje krime lufte. Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportine Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit”, tha Berisha.

Të fundit