Flash News

E-TJERA

“Mos më bëj mua përr-përr-përr”, përplasen për vaksinat dy ish-zyrtarët e Shëndetësisë: Mos fyej, të paskan lënë nervat

“Mos më bëj mua përr-përr-përr”,

Ish-ministri Tritan Shehu dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja janë përplasur në debatin se kur vjen në Shqipëri vaksina anti-covid.

Të ftuar në ‘Open’, Shehu u shpreh skeptik se vaksinimi në vendin tonë nis në fillim të 2021-shi, por është kundërshtuar nga Koja.

Shehu: Nuk e besoj që vaksina do vijë në 2021 sepse Rama tallej me njerëzit që mbanin maska. Tha do vete për vaksinat dhe kthehet me trastën bosh.

Koja: Ti prisje të vente Rama në SHBA dhe të vinte me trastën plot me vaksina?  

Shehu: Mos bëj avokatin e Ramës dhe mos bëj zhurmuesin aty.

Koja: E para mos fyej se e shoh që të paskan lënë nervat dhe e dyta fol me edukatë se jemi kolegë bashkë. Mos më bëj mua përr përr përr.

Shehu: Mos bëj zhurmuesin.

Koja: Ju po bëni spot politik me vaksinimin. Do e kemi muajt e parë dhe lëreni politikën. Është përgjegjshëmi kjo që po bëjmë ne dhe jo politikë.

Shehu: O Vasili hiqeni atë zhurmuesin.

Koja: Kontrollo gjuhën ore se po flasim si kolegë bashkë lëri ato fyerje.

Shehu: Ik bëji fyerjet atje ku të nxorën... mos kalo në fyerje flasim profesionalisht.

Shehu: Shqipëria nuk ka një kontratë dhe nuk ka një datë të saktë.

Të fundit