Flash News

E-TJERA

Mosbindja civile, lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar

Mosbindja civile, lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar

Janë liruar të 7 protestuesit e arrestuar nga policia gjatë mosbindjes civile të 23 dhjetorit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u bllokua qarkullimi i makinave në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit.

Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e tyre.

Për Romarjo Billën gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin.

Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën e ‘detyrim paraqitje’ për personat e ndaluar, të cilët sipas policisë dhe prokurorisë ishin arrestuar për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim te punonjësve të policisë.

Të fundit