Flash News

E-TJERA

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, si do të luhaten temperaturat sot

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, si do të luhaten

Moti për territorin shqiptar këtë të hënë do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe qiell i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me temperatura relativisht të freskëta në mëngjes, duke zbritur deri në 19–20°C në zonat malore dhe periferike, por më pas termometri do të njohë një rritje të ndjeshme.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37°C në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Në të gjithë territorin, nuk parashikohen reshje. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, me diell të fortë dhe pa prezencë vranësirash.

Të fundit