Flash News

E-TJERA

Moti/ Bien temperaturat, zonat ku priten reshje shiu

Moti/ Bien temperaturat, zonat ku priten reshje shiu

Vranësirat e dendura do të mbizotërojnë këtë të hënë, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Ndërsa bregdeti do të jetë kryesisht me mot të kthjellët. Në mbrëmje pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare do  të ketë dallgëzim 4 ballë.

Të fundit