All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Moti i keq, 7 turistë bllokohen në kanionin e Langaricës

All - Paragraf - 1

Moti i keq, 7 turistë bllokohen në kanionin e Langaricës

7 turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në "Kanionin e Langaricës, duke eksploruar me këmbë zonën, në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës.

All - Paragraf - 3

Policia e Përmetit, shërbimet zjarrfikëse si dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Ata kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës. 

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.  

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe shërbimet e tjera që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

Të fundit