Flash News

E-TJERA

Moti i keq bllokon dy anët e rrugës Elbasan-Librazhd

Moti i keq bllokon dy anët e rrugës Elbasan-Librazhd

Moti i keq me reshje shiu ka bllokuar aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin këtë aks pasi është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali.

Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, njofton policia.

 

Të fundit