Flash News

E-TJERA

Moti i keq, disa rrugë ende të bllokuara në Dibër

Moti i keq, disa rrugë ende të bllokuara në Dibër

Pas situatës alarmante nga moti i keq ne Dibër sot është bërë ndërhyrja me mjete borë pastruese.

Temperaturat e ajrit kanë zbritur disa gradë nën zero, ndërsa rrugët në disa zona të thella janë ende të bllokuara.

Gjithashtu në këtë qark nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësaduke bërë që disa fshatra të mbesin pa energji elektrike.

Njoftimi për qarkun Dibër:

Janë zhbllokuar të gjitha mjetet e ngelura në rrugë, ndërsa një pjesë e tyre kanë lënë mjetet dhe kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.
Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore,
Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.
Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

Të bllokuara disa njësi Administrative, Lurë, Selishtë, Zall Reç, Kala e Dodës dhe Luzni.
Fadromat e Bashkisë Dibër kanë mbajtur nën kontroll gjithë rrugët e qytetit,ndërsa sot do të ndërhyjnë në rrugët e fshatrave.

Si pasojë e thyerjes së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, pa energji elektrike pjesa më e madhe e njësive administrative, ndërsa në qytet energjia u rikthye rreth orës 20:30. Në terren janë 4 grupe të OSHE.

Të fundit