Flash News

E-TJERA

Moti i keq në vend, kur pritet të pushojnë reshjet

Moti i keq në vend, kur pritet të pushojnë reshjet

Moti i keq i cili ka mbërthyer vendin prej ditës, ka shkaktuar përmbytje dhe bllokim të disa zonave për shkak të reshjeve të shiut ose të borës.

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar për News 24 se kur do të përfundojnë reshjet e dendura të shiut. Sipas saj, pas orës 18:00 të ditës së sotme, reshjet do të jenë më të dobëta.

Pas ditës së enjte pritet një përmirësim i kushteve atmosferike, ndërsa reshjet do të jenë më të dendura në zonën juglindore.

“Do të thoja se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orë 18:00 do të kemi reshje por do të jenë të dobëta. Dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim total të reshje. Reshje dëborë në të gjithë shtrirjen lindore. Pas ditës së enjte do të ketë përmirësim. Nga nesër temperaturat do të jenë në rënie dhe ngricat do të jetë prezentë  në zonat malore temperaturat do të zbresin në -4 dhe -5. Reshjet më të dendura në juglindje parashikohet të bien sonte. Ditën e enjte priten reshje të pakta dhe më pas nuk do të ketë më reshje”, tha sinoptikania Porja.

Të fundit