Flash News

E-TJERA

Moti i keq, pas Durrësit pezullohet lundrimi edhe në Shëngjin

Moti i keq, pas Durrësit pezullohet lundrimi edhe në Shëngjin

Pas Durrësit dhe Vlorës, raportohet se lundrimi për mjetet e vogla është pezulluar edhe në Shëngjin të Lezhës për shkak të motit të keq. 

Mësohet se forca e dallgëve ka arritur deri në 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë.

Po ashtu raportohet se stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona pasi ka dëmtim të linjave.

Sakaq grupet e punes të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa moti i keq pritet të jetë prezent edhe gjatë ditës së martë.

Të fundit