Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ Përmbytjet pezullojnë mësimin në Vlorë

Moti i keq/ Përmbytjet pezullojnë mësimin në Vlorë
Foto Ilustruese

Moti i keq me reshje të dendura shiu vështirësoi qarkullimin në disa qarqe dhe shkaktoi përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave. Më kritike situata paraqitet në Qarkun e Vlorës, ku dalja nga shtrati e lumit Vjosë, përmbyti banesat duke detyruar evakuuimin e qytetarëve.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, njoftoi se për shkak të përmbytjeve,do të pezullohet mësimi në disa shkolla dhe gjimnaze të Vlorës, me qëllim shmangien e çdo rreziku.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

Gjimnazi "Hajredin Beqari", Selenicë

Shkolla 9-vjeçare "Todi Koceli", Selenicë

Shkolla vartëse e arsimit fillor "Sile Hoxha", Rromës

Shkolla 9-vjeçare "Sabri Pelivani", Karbunarë

Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Do t'ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

 

Të fundit