Flash News

E-TJERA

Moti i keq pezullon lundrimin detar në Vlorë për dy ditë

Moti i keq pezullon lundrimin detar në Vlorë për dy ditë
Foto Ilustruese

Shqipëria është pushtuar prej dy ditësh nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë, është pezulluar lundrimi detar në Vlorë.

Deri më 30 Nëntor, mjetet janë të ndaluara të lundrojnë. Ndërsa sot edhe nesër moti parashikohet të jetë i njëjtë, me stuhi dhe reshje të dendura shiu në të gjithë vendin.

Reshjet e para të borës u shënuan para dy ditësh në fshatin Dardhë të Korçës dhe në disa zona në veri të vendit.

Të fundit