Flash News

E-TJERA

Moti i keq shtyn festën e "Natës së Bardhë" në Tiranë

Moti i keq shtyn festën e "Natës së Bardhë"

Teksa Shqipëria ishte në pritje të festave të Nëntorit, moti i keq ka mbërthyer kryeqytetin prej dy ditësh. Reshje të dendura shiu kanë krijuar vështirësi jo vetëm për makinat, por edhe për këmbësorët.

Kushtet e vështira atmosferike kanë detyruar Bashkinë e Tiranës të anulojë “Natën e Bardhë”, dhe t’i shtyjë festimet për datën 30 Nëntor.

Kujtojmë se “Nata e Bardhë” është rikthyer pas dy vitesh, nga shpërthimi i pandemisë. Festa do të zhvillohet në 6 destinacione të ndryshme të kryeqytetit.

Moti i keq shtyn festën e "Natës së Bardhë"

Të fundit