Flash News

E-TJERA

Moti për ditën e sotme/ Rriten temperaturat, kur priten reshje shiu

Moti për ditën e sotme/ Rriten temperaturat, kur priten reshje shiu

Edhe këtë të premte në pjesën e parë të ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Mesdita pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, duke gjeneruar shira të pakët e të izoluar, ndërsa mbrëmja do të rikthejë kthjellimet.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit