Flash News

E-TJERA

Moti për ditën e sotme: Temperatura deri në 12°C, erë mesatare dhe kthjellime

Moti për ditën e sotme: Temperatura deri në 12°C, erë

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me temperatura që do të variojnë nga 0 deri në 12°C.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 5-7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Të fundit