Flash News

E-TJERA

Motori del nga rruga, plagosen babë e bijë

Motori del nga rruga, plagosen babë e bijë

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale F. M., ka humbur kontrollin motorit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur e plagosur dhe vajza e tij, e cila po udhëtonte në motor me të atin. Vajza dhe babai janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

"Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit