Flash News

E-TJERA

Motori humb kontrollin dhe përplas makinën e policisë, 3 të plagosur te “5 Maji”

Motori humb kontrollin dhe përplas makinën e policisë, 3 të
Foto Ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në rrugën “5 Maji” në kryeqytet ku një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me makinën e policisë.

Sipas njoftimit, nga aksidenti është plagosur drejtuesi i motomjetit 26-vjeçari E. T dhe pasagjeri i tij, si dhe punonjësi i policisë R. T 30 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me mjetin e policisë.

Të lënduarit ndodhen në spital duke marrë mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë  me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit