Flash News

E-TJERA

“Motorin e bleva unë”, dëshmitarja rrëfen detaje nga vrasja e Nikulajt

“Motorin e bleva unë”, dëshmitarja rrëfen detaje nga

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Vajza e cila mësohet se ka “tradhëtuar” Edmond Haxhinë, që dyshohet të jetë porositësi i ekzekutimit të Nikulajt, ka dhënë detaje nga plani i atentatit.

Vajza ka treguar para grupit hetimor se motorin me të cilin ka lëvizur portugezi është blerë nga vetë vajza dhe më pas e ka parë në magazinën e Edmond Haxhisë.

Dëshmitarja ka rrëfyer se shtetasi portugez komunikonte me banorët e zonës shqip, ndërsa me Haxhinë flisnin në gjuhën anglze. Vajza tregon se portugezi ka dalë nga pika kufitare e Kapshticës.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen Lezhë, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht. Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor”, thuhet në deklarimin e vajzës dhënë për hetuesit.

Të fundit