Flash News

E-TJERA

“Mund të ketë zi buke", politologu ngre alarmin për pasojat e konflikteve ndërkombëtare

“Mund të ketë zi buke", politologu ngre alarmin për

Politologu Adri Nurellari ka ngritur alarmin për pasojat e konflikteve ndërkombëtare.  

I ftua në A2CNN, Nurellari u shpreh se zvarritja e krizave me pasoja të mëdha po krijon efekte të pallogaritshme në ekonominë globale. Sipas tij, një nga dimensionet më pak të diskutuara është ai i prodhimit të plehrave kimike, i cili lidhet ngushtë me energjinë dhe burimet natyrore.

Ai theksoi se prodhimi i komponentëve kyç si Urea dhe Nitrat Amoni po ndikohet drejtpërdrejt nga situata gjeopolitike. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit global të plehrave kimike ndodhet në Gjiri Persik, ku sipas tij mbi 15% e kapaciteteve janë prekur nga bllokimet dhe tensionet.

Kjo situatë, paralajmëroi Nurellari, pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta në rendimentin e prodhimit bujqësor, sidomos në rajonet më të brishta ekonomikisht. “Do të ketë rënie të prodhimit të ushqimit dhe në disa pjesë të botës, sidomos në Afrikë, mund të përballemi me zi buke,” u shpreh ai.

  

Të fundit