Flash News

E-TJERA

Mungonin 50 arka me banane/ Të arrestuarit mohojnë akuzat për trafik droge, çfarë deklaruan

Mungonin 50 arka me banane/ Të arrestuarit mohojnë akuzat për

Kanë dalë detaje të reja për kontenjerin që u gjet sot i hapur në portin e Durrësit, pa kaluar ende në skanim. Policia ka arrestuar 20 persona, të cilët sipas informacioneve që po qarkullojnë në media, i kanë mohuar akuzat.

“Kontrolloni kamerat e sigurisë. Nuk kemi asnjë lidhje me këtë punë. Kush guxon të afrohet në kontejner ndërkohë që kamerat monitorojnë gjithçka. Nuk kemi asnjë lidhje me akuzat e ngritura”, janë shprehur operatorët për sigurinë portuale.

Akuzat i ka mohuar edhe shoferi i kompanisë, që kishte porositur banane nga Amerika Latine.

“Çfarë lidhje kam unë. Unë ngarkoj dhe shkarkoj në destinacion. Nuk e kam marrë në ngarkim kontejnerin. Çfarë përgjegjësie kam unë”, ka thënë ai.

Dyshohet se nga kontejneri janë marrë 50 arka me banane. Në momentin e verifikimit, policia konstatuar se ai ishte i paplumbosur. Dyshimet janë se në kontenjerët me banana ka pasur lëndë narkotike.

 

Të fundit