Flash News

Ditari i Opozitës

Murrizi: Ata që ikën me vulë si hajdutë, janë një grup bastardësh

Murrizi: Ata që ikën me vulë si hajdutë, janë një

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Mylslim Murrizi komentoi dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga të gjitha funsionet e partisë.

Në “Top Story” Murrizi akuzoi Alibeajn duke e quajtur atë dhe deputetët pro tij një ‘grup bastardësh’.

“Alibeaj me ata dy janë grupi më bastard në politikën shqiptare. Kanë ikur si hajdut vule. Kanë ikur nga politika me vulë të vjedhur”, u shpreh Murrizi.

Vula e vërtetë, thotë Murrizi, është elektorati, jo një pajisje që e blen me një çmim të ulët.

Pas dështimit në zgjedhjet lokale, Enkelejd Alibeaj njoftoi dje dorëheqjen nga të gjitha funksionet, përfshirë edhe drejtimin e grupit parlamentar. Alibeaj deklaroi se dorëheqja vjen si një lëvizje që mund t’i hapë rrugë drejtimit të partisë.

Të fundit