Flash News

E-TJERA

Murrizi ftesë Xhafajt: Bashkohu me mua që të përzëmë herëzin e përshtirë dhe të hapim listat

Murrizi ftesë Xhafajt: Bashkohu me mua që të
Deputeti Myslym Murrizi

Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi ka ftuar socialistin Fatmir Xhafajn që të bashkohet me partinë e tij. Ky i fundit garon në Tiranë, i 23-ti në listë.

Murrizi i ka thënë Xhafajt që të bëhet bashkë me të për betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të hapur listat.

“Zotin Xhafaj e pashë dje në një dalje publike me fanellën e Michael Jordan, ke kontribute në PS, sa ta marrin vesh shqiptarët kush është Michael, kam frikë se do votojnë Majkon.

Të ftoj të bashkohesh me Mulsim Murrizin, për t’ia prishur numrat e fanellave që shqiptarët ta kenë 100% listën e hapur, Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën tonë, të ftoj që t’i bashkohesh me të drejtë për të përzënë të gjithë ata herëzin e përshtirë të Damian Bylykbashit", tha Murrizi.

Të fundit