Flash News

E-TJERA

Murrizi: Nuk e përjashtoj mundësinë e një bashkimi me PD-në

Murrizi: Nuk e përjashtoj mundësinë e një bashkimi me

Ish-deputeti Myslim Murrizi nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’iu bashkuar Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e MCN TV, Murrizi u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse i kërkojnë të bashkohet në kuadër të formimit të një fronti të madh opozitar, dhe jo nëse është lojë. Në të kundërt, thekson Murrizi, do të preferojë më mirë të përqendrohet te subjekti i tij politik.

“Unë ndoshta jam dorë e fundit i përjashtuar nga PD. Them i përjashtuar sepse për të ndarë veten nga Topalli, Rruli etj, në këto kushte krijova një subjekt politik vet e kam regjistruar pas 5 vendimesh dhe vazhdoj ta kem kandidova por aksionet e mia në PD nuk i kam shitur. Nëse ai subjekt politik bëhet demokratik dhe do ketë një ftesë të sinqertë për bashkimin e një froni të madh opozitar nuk e përjashtoj mundësinë mund ta shikoj si mundësi. Por nëse është një lojë për të ikur një palë dhe për të ardhur një tjetër atëherë do përqendrohem te subjekti im politik për zgjedhjet e ardhshme të bashkive. Unë ndaj pjesën e miqve jashtë politikës dhe ata që më bashkon një aksion politik”, deklaroi Murrizi.

Të fundit