Flash News

E-TJERA

Naftëtarët hyjnë me forcë në ambientet e uzinës, protestës i bashkohen edhe grevistët

Naftëtarët hyjnë me forcë në ambientet e uzinës,

Teksa ndodhen në ditën e 17-të të protestave dhe grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë hyrë me forcë në ambientet e uzinës duke iu drejtuar vendeve të tyre të punës.

Ata janë shoqëruar edhe nga grevistët të cilët kanë dalë nga greva për pak kohë dhe i janë bashkuar protestuesve.

Ata shprehen se s'ka mbetur më asgjë për të thënë pasi kanë një vit që presin përgjigje nga qeveria, teksa kanë punuar 4 vite pa rroga.

“Nuk dimë ca të themi. Kemi një vit që presim. Kemi fëmijë për të rritur. Ne kemi punuar 4 vite pa rroga. Kryeministri tha me ndihmën e zotit, por zoti po na lë 17 ditë në grevë urie. Ne presim një përgjigje nga ministrja apo kryeministri. Personat e tjerë janë tallur me naftëtarët. Ne duam të tregojmë që këtu nuk vjen pronari. Këtu vijnë 800 naftëtarë kush do na mbajë ne”, u shpreh një prej naftëtarëve.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, u shpreh se qëllimi i futjes me forcë në ambientet e uzinës ishte për të treguar se kompania nuk ka pronar, madje ata thonë se kanë informacion se pronari është larguar.

“Me të drejtën e Zotit ju treguat qytetari, kjo nuk është një protestë e dhunshme. Jemi këtu për të treguar se ky ka qenë një shoë i radhës. Këtu nuk ka pronar. Tani nuk funksionon asnjë zyrë, prej 1 viti ka vetëm heshtje. Është një tallje e madhe se janë të gjitha pajisjet hapur. Ne kemi dëgjuar që pronari është larguar.

Ne presim një përgjigje nga pronari që kemi në kontratë ose nga ministrja. Personat e tjerë janë tallur me ne. Nuk është problem për të marrë rafinerinë. Këtu nuk ka pronar, nuk vjen. Kush do na mbajë ne 10 policë”, tha Dautaj.

Të fundit