Flash News

E-TJERA

Naftëtarët sërish në protestë, tensione mes tyre dhe policisë

Naftëtarët sërish në protestë, tensione mes tyre dhe

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë para rafinerisë. Ata kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Protesta është shoqëruar me tensione mes tyre dhe policisë, pais naftëtarët tentuan të hynin me forcë në ambientet e uzinës.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj përmes një prononcimi për gazetarët kërkoi një zgjidhje nga institucionet shtetërore. Naftëtarët kishin informacione se sot do të bëhej demondimi i uzinës.

"Naftëtarët kanë mbi 8 milionë euro të papaguara. Ne nuk dimë se kush i drejton forcat e policisë, ne kërkojmë vetëm mbrojtjen e rafinerisë duke kërkuar që të vihet në punë. Nuk dimë me cilin njoftim kanë ardhur për ta zgjidhur këtë punë.

Kemi kërkuar që ti jepet zgjidhje kësaj loje. Nëse nuk vihet dot në punë kjo rafineri atëherë të dalë një lloj zgjidhje përfundimtare. Nuk kemi asnjë lloj reagimi zyrtar por vetëm në rrugë informale kemi marrë informacione se kanë mbërritur mjete për të bërë çmontimin e rafinerisë”, tha Dautaj.

 

 

Të fundit