Flash News

E-TJERA

Gledis Nano emëron shefat e rinj të komisariateve në disa qytete

Gledis Nano emëron shefat e rinj të komisariateve në disa qytete

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano po ndryshon të gjithë drejtuesin në nivel qëndror dhe vendor. Këtë herë ai ka emëruar shefat e rinj të komisariateve në disa qytete

Bujar Laze- shef komisariati në Korçë

Oltion Agolli- shef komisariati në Pogradec

Kreshnik Gjecka- shef komisariati në Vorë 

Vilson Bala- shef Komisariati në Durrës

Alfred Cenaj- shef komisariati në Elbasan

Pëllumb Kovashica- shef komisariati në Peqin

Ai ka firmosur dhe ndryshime të tjera. Nga zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, Hajri Kushe emërohet në të njëjtën pozicion në Shkodër.

Nga shef i Komisariatit të Elbasanit, Ermal Lila emërohet zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës, ndërsa Dashamir Bendo është caktuar shef i Operacionales në Tiranë. 

Në ndryshimet që ka bërë Nano nuk janë vënë re emra të rinj, por vetëm lëvizje të qytete apo pozicione të ndryshime. Ai i ka paralajmëruar drejtuesit e rinj që do të vlerësohen në bazë të meritokracisë, duke iu thënë se janë në provë.

Nano ëshët shprehur se ka disa objektiva dhe kërkon ta ngrejë Policinë e Shtetit në një tjetër nivel. Kjo është dhe kërkesa e kryeministrit Edi Rama.

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve, ngjarjet kriminale vijojnë të ndodhin në vend, siç ishte ajo e një ditë me parë ku u ekzekutua një ish-efektiv.

Të fundit