Flash News

E-TJERA

Napoli ndërron emrin e stadiumit në nder të Maradonës

Napoli ndërron emrin e stadiumit në nder të Maradonës

Napoli do të ndërrojë emrin e sadiumit San Paoli në “Diego Armando Maradona” në kujtim të futbollistit legjendar që u nda nga jeta në 25 nëntor.

Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, krijoi një lidhje të fortë me klubin italian të Napolit, ku luajti në vitet 1984-1991.

Gjatë këtyre viteve, Napoli fitoi dy titujt e vetëm të Serisë A në historinë e klubit, përkatësisht në vitet 1987 dhe 1990.

Të mërkurën 25 nëntor, Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris deklaroi një ditë zi për vdekjen e Diego Armando Maradona. Ky i fundit vdiq në moshën 60 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Të fundit