Flash News

E-TJERA

NBA, rekorde në ndeshjet e para të vitit 

NBA, rekorde në ndeshjet e

Stephen Curry theu rekordin e tij në NBA për tre pikë, teksa udhëhoqi Golden State Warriors në një fitore 123-116 ndaj Utah Jazz. Curry shënoi një trepikësh për të 158 herë, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm që ishte në fuqi që nga nëntori 2016. Në këtë ndeshje ai realizoi 28 pikë. 

DeMar DeRozan arriti të shënojë pikët fituese në sekondën e fundit të një ndeshje për të dytën natë radhazi – duke e bërë atë lojtarin e parë në historinë e NBA që e bën këtë – ndërsa Chicago Bulls e tij mposhti Washington Wizards 120-119. 

Pas marrjes së topit me 3.3 sekonda të mbetura, DeRozan shënoi tre pikëshin fitues të ndeshjes. 

Giannis Antetokounmpo bëri triple-double-in e tij të dytë të sezonit teksa Milwaukee Bucks zgjeruan serinë e tyre të fitoreve në gjashtë ndeshje me një sukses 136-113 ndaj Neë Orleans Pelicans. 

Të fundit