Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, babai i këngëtarit Redon Makashi

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, babai i këngëtarit Redon

Ka ndërruar jetë sot aktori i njohur shqiptar Fitim Makashi. Aktori është babai i këngëtarit të mirënjohur, Redon Makashi.

Fitim Makashi ka lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër dhe ka filluar studimet në Institutin e Arteve në vitin 1963, ku u diplomua në vitin 1967 dhe u emërua pedagog.

Karrierën e tij si aktor e nisi po atë vit me filmin “Duheli i heshtur”, duke vazhduar më pas me role në filma të tjerë të njohur shqiptar, përfshi: “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegjia” (1972), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e pirateve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992).

Makashi konsiderohet si një nga figurat e rëndësishme të kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që ka shoqëruar disa dekada filmike në vend.Bottom of Form

 

Të fundit