Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin mesazhet e ngushëllimit; homazhet në pallatin e Kongreseve

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin
Bashkim Fino

Kolegët dhe bashkëpunëtorët e deputetit socialist Bashkim Fino, që humbi jetën ditën e sotme nga Covid-19, kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi. Duke e cilësuar një lajm tronditës, Presidenti Ilir Meta thotë se kjo humbje është një dhimbje e madhe.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

Ndërkohë kryeministri Edi Rama reagoi më herët, ku njoftoi edhe ndërprerjen e aktiviteteve elektorale.

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se pavarësisht bindjeve politike, parimet mbeten të njëjta. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqëve të Finos.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

Deputetja Mimi Kodheli ka zgjedhur ta kujtojë mikun e saj me një foto nga koha kur ishin në fakultet. Kodheli dhe Fino kanë qenë shokë klase. "Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira", shkruan ajo.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

"Tani je në qiell, miku im", shkruan zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kujton bisedat dhe këshillat e Finos, ndërsa shprehet krenare që punuar me një politikan si Fino.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se se humbja e Finos do të lërë një boshllëk të pazëvëndësueshëm për miqtë.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

Edhe për deputetin Ditmir Bushati lajmi për ndarjen nga jeta të kolegur të tij, ka qenë tronditës.

Ndahet nga jeta Bashkim Fino, miqtë dhe kolegët përcjellin

Homazhet për deputetin socialist do të mbahen ditën e sotme në pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30. Fino do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00.

Të fundit