Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës popullore, Drita Papajani

Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës popullore, Drita Papajani

Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës popullore, Drita Papajani.

Lajmin e ka bërë me dije kompozitori dhe etnomuzikologu, Vasil Tole, ku shkruan: “U nda nga jeta sot edhe një zonjë e madhe e këngës popullore shqiptare: Drita Papajani!  

Hyri në interpretimet e këngës popullore në fillim të viteve 1960 si zbulim i të madhit shkodran Paulin Pali. Në jetën e saj të gjatë artistike si pjesëtare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ja doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore si Luçije Miloti, Bik Ndoja, Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Bajram Spahiu, Pjetër Gjergji, Kel Sota, Emil Miloti, Despina Trimcev, Sadete Toska, Sanije Shaqiri (Pali), Hajrie Harapi, etj. Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivin e Filmit.

Si bijë prifti, pas viteve 1990 mori pjesë aktive në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Znj. Drita ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale, të cilin e drejtoi fillimisht maestro Eno Koço, e më pas i ndjeri prof. Milto Vako.

E njihja nga afër artisten tonë dhe çmoja pa masë tek ajo shpirtin artistik dhe qytetarinë e lartë që rrezatonte.

I përjetshëm kujtimi i artistes së madhe Drita Papajani!”.

Të fundit