Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndalimi i protestuesve, gazetari: Mos vallë policia është e nervozuar se nuk po përdor gaz lotsjellës?!

Gazetari Lutfi Dervishi, duke e quajtur protestën e ditëve të fundit kundër çmimeve një “manifestim”, nuk i ka kursyer disa kritika për shoqërimet dhe arrestimet e qytetarëve nga policia.
Në një shkrim, Dervishi thekson se qytetarët që kanë mbushur sheshet nuk janë paguar nga kryeministria, nuk janë detyruar nga shefat dhe as nuk janë furnizuar me ‘hunj’ e molotov.
“Nëse politika është verbuar dhe nuk i sheh, policia duhet ta ketë informacionin në kohë reale se ata që kanë dalë në shesh nuk janë protestuesit e partive, nuk vijnë nga periferitë e Tiranës apo të vendit, janë njerëz që duan të përcjellin paqësisht një mesazh”, shkruan gazetari.
Ndër të tjera, Dervishi thekson se qytetarët janë në shesh për të përcjellë njëzëri vetë një mesazh “nuk shtyhet më dhe duhet të lëvizë qeveria”. Kritika ka edhe për kryeministrin Rama e sidomos për zhargonin që ai përdor në komunikim me qytetarët. “Kryeministri po lëviz dhe ka hequr nga fjalori shpjegimet magjike që “çmimet i cakton tregu”, “ka edhe më keq”, “po bëjmë të pamundurën”’ thotë Dervishi.
Teksa liston “prioritetet” e Policisë së Shtetit, Dervishi shkruan: “Ndalimet e shumta dhe dhuna sporadike (raste të izoluara, por shqetësuese) e ushtruar nga policia dëshmon që policia sot në vitin 2022 e ka të vështirë të bëjë dallimin mes ekskursionit, manifestimit, protestës, trazirave dhe revoltës. A mos vallë është e nervozuar se nuk i është dhënë mundësia për të përdorur gaz lotsjellës?!”
SHKRIMI I PLOTË:
Në 30 vjet pluralizëm, manifestimi i ditëve të fundit në Tiranë është nga më paqësorët, nga më civilët, e megjithatë numri i të ndaluarve është më i madh se në protesta të tjera. Për manifestuesit e ndaluar nga nuk ka pasur më vend në komisariatet e kryeqytetit dhe kanë përfunduar në Elbasan!
Pjesëmarrësit në manifestim nuk janë paguar për të dalë përballë kryeministrisë siç paguheshin dikur protestuesit, nuk janë sjellë me autobusë nga rrethet, siç silleshin dikur, nuk janë detyruar nga shefat në vendin e punës të dalin në protestë, nuk janë furnizuar me hunj siç furnizoheshin për të goditur policinë, nuk janë furnizuar me “molotov” për t’u përdorur ndaj policisë.
Nëse politika është verbuar dhe nuk i sheh, policia duhet ta ketë informacionin në kohë reale se ata që kanë dalë në shesh nuk janë protestuesit e partive, nuk vijnë nga periferitë e Tiranës apo të vendit, janë njerëz që duan të përcjellin paqësisht një mesazh.
Atëherë pse kaq këto ndalime nga policia për një …manifestim?!
Po përdor fjalën manifestim se të thuash protestë është një kompliment i pamerituar. Policia e ka kujtesën e freskët se çfarë do të thotë të përballesh me protestat me frymëzim politik.
Dhe prapë pyetja është: si qëllon që të ndalohen, dhunohen vajza gazetare dhe juriste në një manifestim që më shumë i ngjan një ekskursioni për ditën e verës?
I vetmi arsyetim që po gjen gjykata është se disa të rinj kanë bllokuar rrugët (për disa minuta). Kur deputetët e PS në 2011-ën, në mënyrë të organizuar bllokonin akset kombëtare në gjithë Shqipërinë, për më se dy orë, si revoltë ndaj vendimit të KQZ për betejën se kush do e drejtonte Bashkinë e Tiranë, policia e ‘asaj kohe” e trajtoi çështjen si “kundërvajtje civile” dhe nuk e trajtoi si çështje penale. Askush nuk i preku protestuesit që përveç bllokimit të rrugëve dogjën edhe goma për të krijuar skenat që “këtu po digjet vendi”.
Mbi 90% e manifestuesve para kryeministrisë, as i shohin dhe as i dëgjojnë oratorët. Janë në shesh për të përçuar një mesazh: nuk shtyhet më dhe duhet të lëvizë qeveria. Më në fund kryeministri po lëviz dhe ka hequr nga fjalori shpjegimet magjike që “çmimet i cakton tregu”, “ka edhe më keq”, “po bëjmë të pamundurën” etj. etj.( Kryeministri ka shpallur paketën e rezistencës, po kjo paketë i ngjan rezistencës me një fije që digjet menjëherë sapo vendos spinën! Në “luftë” ka spekulantë, dhe çmimet e artikujve bazë më shumë se inflacioni dhe lufta i ka ngritur paniku dhe spekulimi. Ditën që kryeministri të kuptojë këtë policia nuk do të ketë më punë (se manifestuesit do të kthehen në shtëpi).
Deri sa të vijë kjo ditë policia do të jetë në krye të detyrës në Tiranë dhe kudo ku manifestohet. Është fakt se nuk kemi parë dhunë nga njerëzit. Për fat të keq për ndalimin e manifestuesve sikur të mos mjaftonin qindra policë me uniformë janë thirrur në ndihmë edhe “policët civilë”. Është pozitive që ditën e fundit që “kapuçonët” nuk u panë më të kryenin veprime të kundërligjshme, por pyetja është: pse policia ndalon “protestuesit” paqësorë? Pse duhet të qëndrojnë 3-4 ditë në komisariat deri sa t’i lirojë gjykata?
Manifestimi është prioriteti i policisë?
Cilët janë prioritet e policisë sot? Ajo çfarë është e dukshme duken prioritete të gabuara.
Asistencë operacionale (me gjithë strukturat e veta deri edhe te RENEA) për të prishur shtëpitë.
Represion ndaj çdo proteste. (Çfarë kontrasti kur kujton skenën kur një grup parlamentar u bë gardh para policisë dhe IKMT për pronën e një deputeti)
Kapja e transportuesve të klandestinëve.
Lotaritë dhe bastet sportive.
Shpartallimi i qendrave të masazhit për prostitucion.
Në fakt ajo çfarë lipset dhe çfarë pret publiku janë prioritete të tjera:
Luftë ndaj trafikut të drogës.
Luftë ndaj pastrimit të parave të krimit.
Goditje të krimit të organizuar.
Ndalimet e shumta dhe dhuna sporadike (raste të izoluara, por shqetësuese) e ushtruar nga policia dëshmon që policia sot në vitin 2022 e ka të vështirë të bëjë dallimin mes ekskursionit, manifestimit, protestës, trazirave dhe revoltës. A mos vallë është e nervozuar se nuk i është dhënë mundësia për të përdorur gaz lotsjellës?!
Dhe po t’i thuash policisë dhe drejtuesve të saj se në vendet fqinjë si Italia apo Franca policët dalin vetë dhe organizojnë protesta për të drejtat e tyre, do të të konsiderojnë njeri që duhesh mbyllur në mos në komisariat, në spital!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38