Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD, Meta: Pikëlluese! Humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD, Meta: Pikëlluese! Humbje e
Në foto: Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Bedri Çollaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se “Largimi i parakohshëm i Bedri Çollakut është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, kolegët e sistemin tonë bankar”.

Duke vlerësuar kontributin e Çollakut në sistemin bankar, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Meta i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të tij.

“Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.

Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta!

U prehtë në paqen e merituar!”, shprehet presidenti Meta.

Të fundit