Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut Ëngjëll Dakli, Meta dhe Basha mesazhe ngushëllimi

Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut Ëngjëll Dakli, Meta dhe Basha

Për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut demokrat, Ëngjëll Dakli, kanë reaguar presidenti Meta dhe kryetari i PD, Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Meta i shpreh ngushëllimet familjes dhe shkruan se Dakli ishtë një përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, dhe do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësova lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Punës dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Ëngjëll Dakli.

Në këto momente tepër të vështira, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe ndodhem pranë familjes, të afërmve e kolegëve, që humbën sot njeriun dhe mikun e tyre të dashur!

Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.
U prehtë në paqen e merituar!

Ndërsa, kryedemokrati shkruan se me ndarjen e tij nga jeta, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar.

Postimi i plote:

Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.
Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!.

Të fundit