Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Meta: Sikur të na thoje se bëre shaka

Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Meta: Sikur të na thoje se bëre
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Koço Devole, i cili humbi jetën në moshën 75-vjeçare, pasi ishte prekur nga COVID-19 dhe ndodhej prej ditësh i intubuar tek Infektivi.

Nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se humori dhe arti shqiptar humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura.

Mesazhi i Metës:

Sa shumë trishtim nga ky lajm!

Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që t'i na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!
U prehsh në paqe!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjithashtu i'u është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të artistit Koço Devole, teksa shkruan se sot Shqipëria humbi një artist universal.

Mesazhi i Ruçit:

Koço Devole ishte një artist universal dhe me krijimtari të gjatë: aktor, regjizor, prezantues spektaklesh, skenarist dhe karrikaturist. Në të gjitha gjinitë e artit që krijoi, ai i mbeti besnik humorit. Nëpërmjet humorit të tij origjinal, fshikulloi të keqen dhe negativitetet e shoqërisë. Koço do të mbahet mend gjatë për kontributet e tij për të lartësuar të mirën mbi të keqen, të bukurën mbi të shëmtuarën, gëzimin mbi mërzinë.

Të fundit