Flash News

E-TJERA

Ndau reagimin e përfaqësuesitt të PPE, Meta: Zgjedhjet e 25 prillit do t'i japin fund injorimit të kushteve për integrimin

Ndau reagimin e përfaqësuesitt të PPE, Meta: Zgjedhjet e 25
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur reagimin e Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, teksa deklaronte në rrjetet sociale se qeveria shqiptare ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit si dhe nuk ka përmbushur disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Teksa ka shpërndarë reagimin e Gahler, Meta thotë se zgjedhjet e 25 prillit do t'i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.

E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t'i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”, shkruan Meta.

Të fundit