Flash News

E-TJERA

Ndërhyrja e Veliajt në FSHF, Mazniku: Bashkia ka legjitimitet të përfshihet në zgjedhje

Ndërhyrja e Veliajt në FSHF, Mazniku: Bashkia ka legjitimitet të

Një ditë më parë, FSHF publikoi një audio-përgjim të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku në një takim me përfaqësues të shoqatës së Futbollit Tiranë, kishte ushtruar presion për zgjedhjet që do të zhvillohen në federatë.

Për studion e ‘Opinion’, nën kryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, ka shpjeguar rolin dhe pozicionin e Veliajt për akuzat e hedhura ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Mazniku tha se Veliaj, përveçse është aksioner, në pozicionin e kryebashkiakut është edhe pronar i pjesës më të madhe të fushave të sportit. Mazniku shtoi se bashkia është e legjitimuar të jetë pjesë e garës për kreun e FSHF-së, por jo si  pjesë e politikës.

“Erion Veliaj është aksioner i një prej klubeve të Tiranës me 36 % dhe përveç kësaj me titullin si kryetar Bashki është dhe pronar i pjesës më të madha dhe të fushave ku shumica e shoqatave të vogla sportive zhvillojnë aktivitetin e tyre. Përsa kohë që një person ka legjitimitet për të qenë brenda kësaj gare. Por a është i rëndësishëm futbolli në punë e Bashkisë? Padyshim që po. Për këtë arsye Bashkia përveç se është aksionere e drejtpërdrejtë dhe e legjitimuar për të qenë pjesë e kësaj gare jo si pjesë e politikës por si e legjitimuar. Sporti ndodh në Bashki për qytetarët e këtij qyteti dhe ka rëndësi që futbolli të ketë zërin e tij”, tha Mazniku.

Të fundit