Flash News

E-TJERA

Nderimet për Edi Luarasin, thirrja e ish-drejtorit të Teatrit: Më bëni një nder: mos ejani as në varrimin tim!

Nderimet për Edi Luarasin, thirrja e ish-drejtorit të Teatrit: Më

Ish-drejtori i Teatrit të Komedisë, regjisori Kastriot Çipi ka treguar prapaskenat e nderimeve për aktoren e njohur Edi Luarasi, e cila u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pak ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Çipi shkruan se në varrimin e saj nuk ishte askush në emër të Teatrit Kombëtar, Teatrit Eksperimental, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Teatrit të Metropolit, Ministrisë së Kulturës apo Bashkisë Tiranë.

Për këtë, regjisori ka bërë thirrje duke përdorur nota ironie se për sa kohë munguan në nderimet për Luarasin, të mos jenë të pranishëm as në varrimin e tij.

“Në vitin 2013, isha drejtor i Teatrit të Komedisë, kur ndërroi jetë një nga aktorët e Teatrit Kombëtar.

Nuk kisha punuar kurrë me të. Vitet e fundit madje as nuk më fliste. Nuk e di pse. Nuk ma tha kurrë. Si person, do të isha krejt i justifikuar të mos i shkoja në varrim.

Por unë isha drejtor i një teatri. Dhe nuk kishte asnjë rëndësi fakti se ky aktor nuk kishte punuar kurrë në Teatrin e Komedisë. Unë duhej të isha patjetër i pranishëm në varrim. Dhe jo thjesht unë, por një delegacion i Teatrit të Komedisë, me kurorën në emër të Teatrit.

Unë nuk besoj se Edi Luarasi kishte armiq në komunitetin e artistëve të skenës dhe ekranit. E megjithatë, në varrimin e saj nuk ishte askush në emër të Teatrit Kombëtar, Teatrit Eksperimental, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Teatrit të Metropolit, Ministrisë së Kulturës apo Bashkisë Tiranë.

Më bëni një nder: mos ejani as në varrimin tim!”, shkruan Çipi.

 

Të fundit