Flash News

E-TJERA

“Ndërprite këtë vagabond, halabak”, eksperti përplaset me ish-ministrin e Shëndetësisë: Je një hiç si drejtues administrate

“Ndërprite këtë vagabond, halabak”, eksperti

Eksperti Erion Dasho është përplasur me ish-ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Koja, ndërsa debatohej për situatën e pandemisë dhe rëndësinë e testimeve për covid-19. 

“Ishe një hiç si ministër, je një hiç si drejtues administrate,” tha Dasho, në syri tv.

Nga studio, Koja kërkoi që të ndërpritej debati me Dashon.

“Ndërprite këtë vagabond. Nuk merrem me këtë halabak,” tha Koja.

Eksperti Dasho tha se Koja po tregon shifra mashtruese për vdekjet nga koronavirusi.

“Nëse kryeministri del dhe deklaron se kemi uljen më të ulët të vdekjeve, ky është mashtrim, pasi INSTAT, një agjenci qeveritare deklaroi se janë 1300 vdekje më shumë në tremujorin e tretë që nuk shpjegohen me asnjë arsye tjetër përveç Covid-it. Pra nga 300 vdekje që kanë raportuar, në fakt janë 1300 vdekje. Mjaftojnë këto shifra për atë statistikë mashtruese që nxjerr Koja në studio për turpin e vet,” tha Dasho.

Të fundit