Flash News

E-TJERA

Ndërpriten kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë

Ndërpriten kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë

Pas disa javësh kërkime, policia e ka ndërprerë operacionin për gjetjen e trupave të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të zhdukur prej 6 Prillit, në Sarandë.

Ky fakt është konfirmuar nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët kanë zhvilluar dy herë takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për t’i kërkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur me Theodhorin dhe Sulovarin.

Por ndonëse kërkimet janë ndërprerë, burime nga grupi hetimor i thanë TV Klan se hetimet vijojnë në forma të tjera. Verifikime po kryen për gjetjen e personave që fshihen pas rrëmbimit e më pas groposjes së 45-vjeçarit Sulovari dhe 52-vjeçarit Theodhori.

Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.

Për ngjarje e rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm një 28-vjeçar, të identifikuar si Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për personat që mund të fshihen pas zhdukjes. Por të dhënat e përfituara prej tij nuk kanë ndihmuar në hetime. Tv Klan

 

Të fundit