Flash News

E-TJERA

Ndërpriten reshjet e shiut, si do të jetë moti sot

Ndërpriten reshjet e shiut, si do të jetë moti sot
Foto ilustruese

Kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë, më të dendura ato paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Por mesdita pritet të sjellë largim të vranësirave duke bërë që kushtet e motit të qëndrueshëm të jenë dominuese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor ndërsa në det dallgëzimi do të ngjitet deri në 4 ballë.

Të fundit