Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit të djeshëm në Sukth, arrestohet drejtuesi i mjetit

Ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit të djeshëm

16-vjeçar i cili mbeti i plagosur një natë më parë nga një aksident i ndodhur në Sukth, ka ndërruar jetë në spital disa orë pas përplasjes.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit