Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë mjeshtri i baletit shqiptar, Albert Janku

Ndërron jetë mjeshtri i baletit shqiptar, Albert Janku

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare mjeshtri i baletit shqiptar Albert Janku. Ky i fundit e nisi karrierën e tij në vitin 1955. Lajmin e ka bere me dije ne rrjetet sociale Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Janku ishte vlerësuar edhe me çmimin “Artisti i Merituar”.  Por nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.

Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Rolet më të spikatura të tij janë: të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”. Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj.

 

 

 

Të fundit