Flash News

E-TJERA

Aldi Rama ndërron jetë në spitalin e Traumës

Aldi Rama ndërron jetë në spitalin e Traumës

21-vjeçari Aldi Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai u dërgua pasditen e djeshme drejt Traumës, pasi iu dha ndihma e parë në vendngjarje.

Rama qëlloi vetën në Kune-Vain, ku ishte fshehur prej disa orës. 21-vjeçari është autori i dyshuar për vrasjen e nënkomisarin e Lezhës Saimir Hoxha. Ky i fundit u ekzekutua në krye të detyrës, teksa së bashku me disa kolegë të tij po kontrollonin zonën për kanabis.

Ata ndaluan makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama dhe dy të tjerë, të cilët u arrestuan, ndërsa 21-vjeçari qëlloi në drejtim të patrullës së policisë dhe u largua me makinë nga vendngjarja.

Ai e braktisi automjetin dhe më pas u fsheh në lagunën Kune-Vain, Ishull Lezhë. RENEA, FNSH dhe forcat e tjera të policisë e lokalizuan vendndodhjen e autorit të dyshuar për vrasjen e nënkomisarit dhe po përpiqeshin të ndërhynin.

Por Aldi Rama nuk zgjodhi të dorëzohej, por i dha fund jetës me të njëjtën armë që dyshohet se vrau Saimir Hoxhën.

Të fundit