Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në urgjencën e QSUT-së i arrestuari për aferën e inceneratorëve, kush ishte Enver Sheshi

Ndërron jetë në urgjencën e QSUT-së i arrestuari

Një prej të arrestuarëve në lidhje me të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT.

Dyshohet se 59-vjeçari Enver Sheshi ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak. Sheshi ndodhej në burgun 313, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua në urgjencën e QSUT. 

Ai ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, vetëm një orë pasi ishte dërguar në spital.

Enver Sheshi, ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ai u arrestua më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj.

Enver Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

 

 

Të fundit