Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë pas operacionit, 28-vjeçarja në Tiranë

Ndërron jetë pas operacionit, 28-vjeçarja në Tiranë

Një 28-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pas një ndërhyrje kirugjikale.

I. H., iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat dhe pas saj ka humbur jetën. Siç njofton policia, pritet të dalë autopsia për të parë shkaqet e vdekjes.

Në pyetje janë marrë edhe mjekët dhe anestezisti.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të fundit