Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë "pena" e polifonisë labe, Lefter Çipa

Ndërron jetë "pena" e polifonisë labe, Lefter
Lefter Çipa

Poeti Lefter Çipa ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 79 vjeçare. Ai vuante nga njuë sëmundje e rëndë. Lajmin për humbjen e tij e dha djali i poetit, Aleksandër Çipa, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çipa ka dhënë një kontribut të madh në polifoninë shqiptare, si autor i këngëve më të njohura.  Poeti vlonjat është edhe autori i këngëve më vlerë si dhe shumë të dashura për publikun si, “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Çipa ishte autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit dhe autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike.

Vetëm pak muaj më parë mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa edhe në momentet e fundit të jetës ishte duke punuar për një studim për isopolifoninë.

Të fundit