Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë punonjësja e landfillit të Bushatit, e zuri makina teksa po ndante mbetjet

Ndërron jetë punonjësja e landfillit të Bushatit, e zuri
Foto ilustruese

Një punonjëse e landfillit të Bushatit në Shkodër ka humbur jetën në punë. Katerina Binaku ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria.

"Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës", thuhet në njoftimin e policisë.

61-vjeçarja po kryente diferencimin e mbetjeve urbane kur është goditur nga makineria. Sipas policisë, ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Të fundit